Në sondazhin e realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit pyeten edhe për shpalljen e kreut të SPAK, Altin Dumani si kampion i antikorrupsionit nga DASH.

Të pyetur se për kë është mesazh kjo dekoratë e SHBA për Dumanin, 40.1% e shqiptarëve thonë se është një mesazh për të gjithë politikanët shqiptarë.

Ndërkohë, mesazh për Sali Berishën e quajnë 40.5% e diasporës, ndërsa 38.7% e shqiptarëve brenda vendit thonë se është një mesazh për ish-kryeministrin. Në total, mesazh për Berishën e konsiderojnë 39.3% të anketuarve.

Mesazh për Ilir Metën e quajnë në total 18.9% e shqiptarëve të anketuar, 19.5% në Shqipëri dhe 17.7% në diasporë. Në total 1.7% e të anketuarve shprehen të dyzuar.