Sipërmarrësi Elton Ilijani ishte i pari që mbështeti këngëtaren tonë Prashqevi Simaku, historia e së cilës bëri bujë të madhe në mbarë botën.
Ai jo vetëm i dha një ambient të ngrohtë familjar divës së muzikës shqiptare, por i premtoi se do të kishte dhe një takim me djalin e saj, Luke.
Ditën e sotme sipërmarrësi ka zbuluar nëpërmjet rrjeteve sociale se shumë shpejt do të ketë një takim mes Parashqevisë dhe djalit të saj.
Siç tregon edhe sipërmarrësi ka pasur një persekutim dhe kërcënime ndaj familjes së ish-bashkëshortit të Parashqevi SImakut, të cilën e bëjnë fajtore për humbjen e kontaktit të këngëtares me të birin.