Janë luajtur 19 javë të Superiores dhe shtatë klube kanë ndryshuar trajnerin. Besnikë me stolin nga fillimi i sezonit kanë mbetur Egnatia, Vllaznia dhe Teuta. Por si është mesatarja e pikëve për trajnerët aktualë në kampionatin shqiptar?
Fronin e mban Ilir Daja, i cili në 16 ndeshje ka grumbulluar 31 pikë. Me një mesatare 1.94 pikë për ndeshje, mban dhe vendin e parë.
Pas tij ndodhet Veselinoviç. Trajneri serb është prej 17 ndeshjesh në krye dhe mesatarja e tij është 1.76 pikë. 1.63 pikë për ndeshje numëron Tomas Brdariç i Vllaznisë, ndërsa kampioni Edlir Tetova ndodhet në kuotën e 1.58 pikëve.
Këto trajnerë ndodhen dhe me zonën e “final four”. Aktualisht Ernest Gjoka ka mesataren më të ulët me 0.4 pikë te Skënderbeu, ndërsa është vetëm prej pesë ndeshjesh në krye.
Më poshtë ndodhet dhe renditja e plotë me trajnerët, numrin e ndeshjeve në këtë sezon dhe mesataren e pikëve që kanë.
Ilir Daja(Dinamo) në 16 ndeshje, 1.94 pikë
Aleksandar Veselinoviç(Partizani) në 17 ndeshje, 1.76 pikë
Tomas Brdariç(Vllaznia) në 19 ndeshje, 1.63 pikë
Edlir Tetova(Egnatia) në 19 ndeshje, 1.58 pikë
Françesko Moriero(Laçi) në 11 ndeshje, 1.55 pikë
Edi Martini(Teuta) në 19 ndeshje, 1.21 pikë
Ivan Gvozdenoviç(Skënderbeu+Elbasani) në 18 ndeshje, 1.05 pikë
Nevil Dede(Bylis) në 13 ndeshje, 1 pikë
Gugash Magani(Tirana) në 7 ndeshje, 1 pikë
Ernest Gjoka(Skënderbeu) në 5 ndeshje, 0.4 pikë