Deputeti demokrat Flamur Noka u përplas sot në Kuvend me kryetarin e partisë Mundësia, Agron Shehaj, pasi ky i fundit bllokoi foltoren. Teksa Noka po mbante fjalën në Kuvend, Shehaj ishte live në Facebook dhe Noka e largoi me forcë nga foltorja pasi po e mbante të bllokuar.

Gjithashtu në videon në Facebook, Shehaj thotë që atë që nuk bëri PS e bëri ish-kolegu i PD-së duke e larguar me dhunë. Po ashtu në video dallohet edhe momenti kur noka vjen i merr telefonin dhe ia hedh në tokë.

“Atë që nuk bëri mazhoranca të më largonte me dhunë, e bëri Flamur Noka. Erdhi këtu dhe më largoi me dhunë, atë që nuk bëri Garda, atë që nuk bëri mazhoranca e bëri ish-kolegu i PD. Dëgjojeni opozitën, është ai që rrahu votuesit e PD. Dëgjojeni opozitën”, thotë Shehaj.