Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë pasdite në Ndroq të Tiranës.

Deri tani raportohet se dyshohet për një të vrarë.

Nga informacionet paraprake dyshohet për një person të vrarë, por ende nuk dihen detajet.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal afër kështjellës në rrethana ende të paqarta. Viktimë ka mbetur shtetasi Alfred Dedja.