Lista e futbollistëve që po nisin karrierën muzikore, sa vjen dhe shtohet. Një emër i ri shkruhet në të.

Po flasim për Moise Kean, një premtim i përjetshëm italian që debutoi me Juventusin në moshën 16-vjeçare, ai ishte futbollisti i parë i lindur në vitin 2000 që luajti në Serinë A, dhe që tani vesh ngjyrat e Fiorentinës, pasi nuk mundi të provonte potencialin e tij të vërtetë në klube si Hellas Verona, Everton dhe PSG.

Megjithatë, në moshën 24-vjeçare, ai është në kohën e duhur për t’ia dalë në futbollin botëror… apo edhe si një këngëtar rep.

Pasi publikoi, nën pseudonimin KMB, një këngë vitin e kaluar, e cila krijoi më shumë se një milion shikime, futbollisti italian tani ka publikuar albumin “The Chosen” (i zgjedhuri, në portugalisht), i përbërë nga 11 këngë dhe i cili përmban edhe bashkëpunime me emra si Stunna, Sey Blessed dhe Elena Manuele.