Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump e përshkroi kryeministren italiane Giorgia Meloni si njeri “të drejtpërdrejtë” dhe tha se takimi me të në rihapjen e katedrales ikonike Notre Dame në Paris të dielën ishte “i shkëlqyer” në një intervistë për Nju York Post.

Trump, 78 vjeç, i tha NYP se takimi e tij me Melonin ishte “i shkëlqyer” dhe se kryeministrja italiane kishte “shumë energji”. “U ndjeva shumë mirë me të”, tha Trump për kryeministren italiane, duke i thënë gazetës se ata darkuan së bashku gjatë një pritjeje prej 60 anëtarësh të rihapjes të Katedrales.

“Ne shkojmë mirë”, citohet të ketë thënë Trump. Republikani shtoi se grupi i liderëve botërorë në rihapjen e monumentit parizian pesë vjet pasi u shkrumbua nga zjarri ishte një “grup i ngjashëm” nga katër vjet më parë kur ai ishte për herë të fundit në Shtëpinë e Bardhë dhe ai shpresonte se gjërat do shkojnë më mirë për gjithë botën”.