Tensione ka pasur edhe në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Protestuesit janë përplasur me policët.
Ndërsa deputetët e PD deklarojnë se nuk do ta hapin rrugën dhe i bëjnë thirrje policisë që të bashkohet me protestës, uniformat blu bëjnë thirrje me megafona për të liruar qarkullimin dhe mos penguar qytetarët.
Kujtojmë se policia në përgjigje të kërkesës së organizatorëve të këtij tubimi, nuk u ka dhënë leje për bllokimin e akseve rrugore, pasi sipas bluve konsiderohet vepër penale.