Turqia kryeson investimet e huaja në Shqipëri gjatë këtij viti. Gjatë periudhës janar-shtator vlera e investimeve nga ky vend rezulton se është 204 milionë euro ose 78 milione euro më tepër nëse e krahasojmë me të njëtjën periudhë të vitit të kaluar.
Kompanitë turke në Shqipëri operojnë në një sërë sektorësh të rëndësishëm në ekonominë shqiptare si në atë financiar,ndërtim,industrinë nxjerrëse dhe energjitikë. Po ashtu mësohet se aktualisht në vend operojnë mbi 600 kompani me kapital turk dhe në to janë të punësuar rreth 15 mijë njerëz.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në vend të dytë përsa i përket vlerës së investimeve pozicionohet Italia me rreth 148 milione euro .Ndërsa Holanda e cila ka qenë shteti me më tepër investime në Shqipëri ka zbritur në vend të tretë me rreth 118 milionë euro.
Greqia ndërkohë ka humbur shkëlqimin dhe ka një vlerë minimale investimesh në Shqipëri me vetëm 10 milion euro.Kryesiht projekt janë të përqëndruara në pasuri të paluajtshme ku vetëm në 9 muaj u blenë 269 milionë euro prona nga 222 milionë euro që ishte vlera vjet. Më pas renditet sektori i ndërmjetësimit financiar, ndjekur nga industria nxjerrëse dhe përpunuese .
Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se nga janari në shtator 2024 vlera e investimeve të huaja arriti në 1.1 miliardë euro, me rritje 55 milionë euro krahasuar me vjet.