Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Në Spanjë, në La Liga2, Myrto Uzuni është kthyer në kryefjalë. Me “dopietën” e shënuar në sfidën e fundit, Uzuni jo vetëm u shndërruar në golashënuesin më të mirë në historinë e Granada-s, por fitoi dhe një vend në formacionin më të mirë të javës.
Uzuni u vlerësua nga “SofaScore” me notën 8,3 duke u bërë pjesë në këtë mënyrë në formacionin ideal të javës.
“Bomberi” kuqezi po kalon një moment të shkëlqyer ku është rikthyer edhe në garë për të fituar “Këpucën e Artë” në La Liga 2, ashtu si bëri dy vite më parë. Aktualisht, Uzuni ndodhet në kuotën e 11 golave dhe 1 assist, duke qenë në vendin e dytë në këtë garë, vetëm një gol larg vendit të parë.