Në Bergamo Atalanta fitoi 3-2 me përmbysje kundër Empolit për të rimarrë kreun e Serie A. Te vendasit Berat Gjimshiti dhe te miqtë Ardian Ismajli e nisën ndeshjen nga minuta e parë, me Beratin që në fund festoi suksesin edhe pse luajti 70 minuta.
Ishte Empoli që shënoi pas 13 minutave lojë me Colombon, ndërsa “La Dea” përmbysi brenda pjesës së parë me De Ketelaere dhe Lookman. Sebastiano Esposito barazoi në minutën e 56-të, para se sërish De Ketelaere të gjente rrjetën për bergamaskët dhe t’i dërgonte në krye të Serie A.
Një sezon special për Atalantën dhe trajnerin Gian Piero Gasperini që e shohin veten prijës së tabelës pas javës së 17-të, me një futboll të bukur, sulmues dhe të këndshëm për t’u parë.
86′ 3 – 2 C. De Ketelaere Assist: M. Pašalić 57′ 2 – 2 S. Esposito 45′ +1// 2 – 1 A. Lookman Assist: N. Zaniolo
34′ 1 – 1 C. De Ketelaere Assist: D. Zappacosta 13′ 0 – 1 L. Colombo Assist: L. Henderson