Java e 16-të e Superiores zhvilloi dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje. Barazim 1-1 në “Arenën e Demave” ndërmjet Partizanit dhe Egnatias.

Takimi nisi me mjaft intensitet, teska Cara “flirtoi” me golin që në minutën e gjashtë, por portieri i mohoi festën. Të kuqtë realizuan pas 33 minutash lojë, Mba ndëshkoi kundërshtarin me një goditje tokazi, në brendësi të zonës, duke mos i dhënë asnjë mundësi “gardianit” Dobjani.

VIDEO