Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sërish lidhur me projektligjin e prezantuar nga socialistët për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

Braçe shkruan se Grupi i Partisë Socialiste ka punuar prej më shumë se një viti për projektligjin që do të anullojë të gjitha gjobat e vendosura për ndërtimet për strehime, për qëllime të punës në bujqësi dhe blegtori.

Gjithashtu deputeti socialist ka njoftuar edhe anullimin e të gjitha gjobave të vendosura gjatë pandemisë nga 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024. Në fund të postimit, Braçe shprehet se ligji do të hyjë në fuqi prej fundit të këtij muaji.

POSTIMI I BRAÇES

PER CFARE PO BERTISNI OOO BURRA, OOO GRA?! KA MBARUAR PUNA!CFARE HALLI KENI? JENI KUNDER APO CFARE? POOOOOO, GRUPI I PARTISE SOCIALISTE, KA PUNUAR PREJ ME SHUME SE NJE VITI, KA PROPOZUAR NE KUVEND DHE DO VOTOJE: ANULLIMIN E TE GJITHA MASAVE ADMINISTRATIVE (GJOBAT) E VENDOSURA PER NDERTIME PER QELLIME STREHIMI, PERMIRESIMIN E STREHIMIT, PER QELLIME DHE NEVOJA TE PUNES NE BUJQESI E BLEGTORI; ANULLIMIN E TE GJITHA MASAVE ADMINISTRATIVE (GJOBAT) TE VENDOSURA NDAJ AKTIVITETEVE PRODHUESE, PERPUNUESE, TREGTUESE, EKSPORTUESE BUJQESORE E BLEGTORALE; Keto vetem ne zonat rurale, shqip-ne FSHAAAAAT! ANULLIMIN E TE GJITHA MASAVE ADMINISTRATIVE (GJOBAT) TE VENDOSURA GJATE KOHES SE PANDEMISE, PER MOSRESPEKTIM TE RREGULLAVE TE VENDOSURA PER ADMINISTRIMIN E COVID 19 DHE PASOJAVE TE TIJ; TE GJITHA NGA 1 JANAR 2015 DERI NE 30 NENTOR 2024. KAQ! Ulerini tani! Popullit te FSHATIT dua ti them se prej fundit te ketij muaji, ky ligj do hyje ne fuqi!!