Belind Këlliçi, drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës është i ngarkuar që të udhëheqë bllokimet e trafikut diku pranë Bashkisë.

Ish- kandidati i Partisë Demokratike, i cili në zgjedhjet e fundit lokale e humbi bashkinë me 60 mijë vota diferencë, ka qenë edhe gjatë mosbindjes civile të djeshme, po në të njëjtin vend.

Siç e tregon edhe kjo video e mbushur me banalitete drejtuar policëve, Belind Këlliçin e kanë lënë disi nervat gjatë protestës së djeshme.

Mungesën e qytetarëve në mbështetje të protestës, është përpjekur ta kompensojë me breshërinë e të sharave banale.

Këlliçi u është drejtuar me fyerje rrugaçërore policëve që kryenin detyrën në mbrojtje të institucioneve dhe rrugëkalimit për qytetarët e bllokuar.

“hiqe maskën!”, “Hiqe maskën!”, i drejtohet ai policëve teksa i shtyn dhe ulëret në fytyrë.

“Hë e morë rrogën sot? Hë më, a ke lek me çu n’shpi ke fmia?”, thotë ai duke vazhduar më tej me fyerje të rënda.

“Shërbeji këtij motërq…”, ulëret Këlliçi me sa ka në kokë. “Shërbeji këtyre b…q… se do e shofësh”.