Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka larguar me forcë nga foltorja e Kuvendit deputetin Agron Shehaj, i cili prej orësh ishte duke e mbajtur peng.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme Noka i afrohet Shehajt dhe i kërkon që të largohet nga Foltorja dhe ta lejojë të mbajë fjalën e tij në sallë, mirëpo ai nuk ka pranuar gjë e cila ka sjellë dhe një reagim të ashpër nga ana e demokratit.
Noka e ka shtyrë me forcë Shehaj nga foltorja, ndërsa më pas i ka hedhur dhe celularin në tokë.
“Mu hiq qafe Agron. Mu hiq qafe se po flas. Nuk i bëj debate me ty”, iu drejtua Noka deputetit Shehaj.