Myrto Uzuni ka shënuar dy gola në Spanjë. Sulmuesi i Kombëtares tundi rrjetën në minutën e 14-të dhe 28-të, ndërsa Granada po luan me Kartagjenën dhe rezultati shënon 2-1.

Ishte Uzuni që përmbysi rezultatin, i cili shkoi 0 me 1 për miqtë.

Sulmuesi i Kombëtares shfrytëzoi fillimisht si duhet krosimin e Ruiz për të dërguar topin në rrjetë. Goditja e tij me kokë nuk mund të pritej nga portieri kundërshtar.

Kështu Kartagjena nuk pati kohë të shijonte avantazhin e fituar në minutën e 12-të. Më pas shfrytëzoi si duhet një moment që nuk dukej premtues duke vendosur skuadrën e tij në avantazh.

Kujtojmë se Uzuni është sulmuesi i huaj me më shumë gola në historinë e Granadës. Tashmë është dhe në kuotën e 13-të golave për kampionatin e La Liga 2 duke u vendosur në krye të listës së golashënuesve.

Goli i parë i Uzunit: (VIDEO)

Goli i dytë i Uzunit: (VIDEO)