Teksa i është mohuar fjala në foltore, deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka zgjedhur një mënyrë alternative: një transmetim live në rrjetin social TikTok.

Gjatë këtij transmetimi, ndjekësit e tij e kanë “bombarduar” me dhurata virtuale si kapele, elefantë dhe mustaqe – dhurata të njohura në TikTok, të cilat dërgohen kundrejt një pagese.

Sipas videos, çmimet e këtyre dhuratave variojnë nga 99 cent deri në 3.97 dollarë.