Në një intevistë kohë më parë për “Sky Tg24” Meloni e cilësoi marrëveshjen si novatore dhe të dobishme. Më tej ajo përmendi edhe lajmin që qarkulloi në media se partia e majtë në Itali u përpoq të largonte Ramën nga socialistët europianë me idenë se marrëveshja me Italinë për pritjen e emigrantëve afrikanë, nuk është politikë e majtë.

“Partia Demokratike u përpoq të largonte Edi Ramën e gjorë që është socialist nga PSE vetëm sepse të ndimosh Italinë nuk është e majtë”, tha Meloni.

Ajo tha se nuk e di përse forcat e majta po e kontestojnë marrëveshjen me Shqipërinë, marrëveshje e cila sipas Melonit është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Ja çfarë thotë MELONI tani:

VIDEO E MARRE NGA EURONEWS ALBANIA