Bujqësia është një sektor në vështirë si për fuqinë punëtore.
Në Xarrë punëtorët që vjelin mandarina i gjen nga e gjithë Shqipëria dhe një ditë pune për ta kap vlerën e 3 mijë lekëve të rinj.
Bagëti e Bujqësi në Top Channel sjell historinë e këtyre njerëzve të thjeshtë, të cilët pa këta punëtor nuk ka bujqësi.
Një ditë pune në fushat e mandarina është atëherë kur ata arrijnë të vjelin 600 kilogram në ditë dhe që të arrihet kjo sasi duhet shumë shkathtë.
Punëtorët e mandarinave që gjeti gazetarja Rudina Muça ishin një qyteti i Lushnjës ata punojnë familjarisht në Xarrë.
Punëtorët e Bujqësisë: Kam mbi 30 vite që punoj në këtë fshat. E kemi provuar edhe Greqinë edhe atje 30 euro na japin. Unë duhet të bëj 60 arka pra 600 kilogram për tetë orë, por ka raste që e kaloj këtë sasi dhe kap edhe 40 mijë lekë të vjetra në ditë . Unë kam tokë timen por jo kam zgjedhur të jetoj këtu.
Pa këta njerëz të devotshëm sektori i bujqësisë nuk pëson zhvillim dhe puna në bujq si nuk është e lehtë është koha që ata të vlerësohen me pagesë ashtu siç e meritojnë./TCH