Sot, më 8 dhjetor 2024, rreth orës 16:30, Salla e Komandimit të DVP Vlorë njoftoi për një përplasje mjetesh në aksin rrugor “Sazani”, lagjia “1-Maji”, Vlorë, në kryqëzimin pranë Hotel Kral. Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore mbërritën në vendngjarje dhe konstatuan dy automjete: një Audi me targa AB 978 LO, me drejtues shtetasin me iniciale A. R, dhe një Mercedes-Benz me targa AB 142 EZ, me drejtues shtetasin G.K

Pas hetimeve të para, dyshohet se nuk kemi të bëjmë me një aksident të zakonshëm, por me një ngjarje të sajuar, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimeve nga siguracionet e mjeteve. Po kryhen hetime për sqarimin e plotë të ngjarjes nga krimi ekonomik.