Këngëtarja Xheisara ka zbuluar nga nata finale e “Këngës magjike” se është në pritje të ëmbël. Pak para se të interpretonte këngën e saj konkurrente “Më e fortë”, një prej asistentëve të festivalit i nisën një dhuratë nënës së Xheisarës në sallë – një palë këpucë të bardha bebesh për t’i dhënë lajmin se së shpejti do të bëhet gjyshe.
Siç tha Xheisara, e ëma vazhdon të jetojë në Burrel, qytetin e saj të lindjes, sepse atje ka shtëpinë, por edhe kujtimin e babait të saj, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë. Ama së bijës i ka premtuar se kur ajo të jetë në pritje të ëmbël do të zhvendoset në Tiranë për t’i qëndruar pranë. Tani është koha…
Pas pak, dritat e skenës u ndezën me ngjyrë rozë duke zbuluar kështu edhe gjininë e fëmijës. Xheisara u lumturua shumë nga lajmi:
“Gjithë jetën time, në fakt kam, ëndërruar që fëmijën e parë ta kem vajzë. Sepse mendoj që familjet që kanë vajza të parat janë shumë të bekuara. Duke qenë vajzë vetë dhe duke e ditur sesa shumë e dua familjen time dhe sa jam e aftë të bëj për ta, mendoj që unë do të jem një ndër ato nënat shumë me fat dhe do të rris një princeshë. Jam shumë e lumtur!”