Të gjithë e njohin rivalitetin ndërmjet trajnerëve Jose Mourinho dhe Pep Guardiola. Mourinho, në një intervistë të dhënë për mediat tha se titujt e fituar kanë qenë të gjithë të merituar, një ironi e qartë kjo për Manchester Cityn që po hetohet për probleme me Fair-Play Financiar.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e teknikut të Cityt, Guardiola, i cili nuk heziton t’i dërgojë një mesazh Joses.

“Unë po bëja shaka por ai është personi radhës në listën e shumë emrave që duan ta shikojnë ekipin në League One apo në Konference League. Dua t’i them Joses se ne jemi të pafajshëm deri sa të provohet fajësia. E shikojmë se çfarë do të ndodhë! Nëse e kam ofenduar më vjen keq! Fakti është se unë kam 6 tituj, e ai ka 3”- Tha ai.