Volodymyr Zelensky ka kritikuar liderët botërorë se nuk kanë bërë sa duhet për të kundërshtuar bashkëpunimin ushtarak të Rusisë me Korenë e Veriut. Pheniani po dërgon trupa dhe pajisje për të ndihmuar Moskën në luftën e saj kundër Ukrainës.

Në fjalimin e tij të natës, presidenti i Ukrainës tha se Rusia “thjesht po i asgjëson” trupat e Koresë së Veriut në fushën e betejës, shkruan Sky News.
Ai tha se ka “më shumë se 3,000″ trupa të Koresë së Veriut ose të vrarë ose të plagosur në rajonin e Kursk që nga dislokimi i tyre.

“Asnjë person normal në tokë nuk do të përgjigjet pse koreanët duhet të luftojnë për Putinin. Dhe për fat të keq, bota nuk po bën pothuajse asgjë për të kundërshtuar bashkëpunimin kriminal midis Rusisë dhe Koresë së Veriut.”, shtoi ai.