Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj thotë se është e papranueshme sjellja e opozitës në Parlament, duke iu referuar ofendimit që deputetja demokrate Ina Zhupa bëri në drejtim të deuptetit socialist, Erion Braçe.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Xhafaj u shpreh se Parlamenti nuk ka vend për njerëz që flasin me gjuhë urrejtjeje

“Opozita nuk e la diskutimin. Opozita kundërshtoi që në fillim. Sot nuk do shqyrtohet propozimi, votohej që kjo iniciativë të kalonte me procedurë të përshpejtuar. Nuk ishte se iu soll diçka që nuk e kishin lexuar. Ishte në vazhdën e procedurës së shpejtë parlamentare. Nuk ka vend për të ofenduar dhe për të vendosur pankarta. Kjo është për të ardhur keq. Jemi ende në pritje të diskutimeve. Ne kemi 33 vjet që dëgjojmë të njëjtin muzikë. Nuk ka nevojë për njerëz me atë fjalor. Kur kalohet në ofendime në atë sallë, dikur duhet thënë mjafton. Ne nuk jemi aty për të treguar kish është më i forti. Nuk mund ta ulim nivelin e jetës parlamentare në këtë nivel. Është diçka degraduese dhe për imazhin e vendit tonë”, theksoi ai.