Ish-modelja Sabrina Krasniqi qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj dhe më pas veten, pasi kishte frikë se ai do të divorcohej nga ajo për shkak të një tradhëtie. Kështu pretendon vëllai i viktimës, Arben “Benny” Krasniqi. Në një prononcim që ka dhënë për “The Post“, ai tha se Sabrina Krasniqi kishte dhënë shenja se ishte agresive.
“Ne pamë shumë shenja, dhe tani gjithçka ka kuptim. Por ata ishin të dashuruar dhe kurrë në një milion vjet nuk kemi menduar se diçka e tillë mund të ndodhte. Kishte pabesi në martesë nga ana e saj.
Ajo ka qenë e mbushur me faj, ishte diçka që nuk e përballonte dot më emocionalisht. Vëllai im donte divorcin dhe ajo nuk e priti mirë lajmin. Kështu vendosi të vriste tim vëlla dhe veten,”-tha vëllai i të ndjerit Pajtim Krasniqi.
Fqinjët u thanë policëve pas vrasjes-vetëvrasjes se më herët ata kishin dëgjuar përplasje të ashpra mes tyre që kishin zgjatur për javë të tëra. Madje herë pas herë debatonin edhe në ballkon.
Motra e viktimës, Albana Krasniki Munrett, tha: Nëna jonë është e shkatërruar. Ai e telefononte atë çdo ditë. E trajtonte shumë mirë. Kishte një dhuratë unike për të gjetur gëzimin edhe në gjërat më të thjeshta në jetë.
Rreth pesë vjet më parë, Pajtimi ishte përfshirë në një aksident të tmerrshëm me motor. Por falë forcës së tij kishte refuzuar kërkesën e mjekëve për t’i amputuar këmbën dhe në vend që të kësaj zgjidhjeje, kreu 16 operacione dhe ndoqi një proces torturues rehabilitimi.
“Ai u stërvit, punoi shumë dhe u kthye në shtëpi me të dy këmbët. Sapo u kthye në shtëpi – nuk do ta harroj kurrë – ai i hodhi të gjitha medikamentet për dhimbje në tualet. Do të doja të kisha forcën mendore që kishte ai. Ai gjithmonë thoshte se unë isha heroi i tij. Asnjëherë nuk i thashë se ishte heroi im. Tani ai ka ikur. Një person i tmerrshëm e largoi atë nga unë,”– tha Benny.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor, kur 27-vjeçarja shqiptare, e identifikuar si Sabrina Kraniqi vrau me armë zjarri bashkëshortin e saj, Pajtim Krasniqi, 34 vjeç. Lajmi tronditi komunitetin shqiptar në Florida