Reshjet e borës gjatë 24 orëve të fundit në zonat malore të juglindjes kanë sjellë probleme në aksin Vithkuq-Shtyllë-Panarit duke izoluar banorët e këtij fshati për 24 orë.
Raportohet se në zonën e njohur si Mashkullorë dëbora ka arritur në 1.5 m lartësi në vende ku ka fryrë erë me dëborë, ndërsa në pjesën tjetër të aksit trashësia është mbi 50 cm.
Borëpastrueset kanë arritur të zhbllokojnë rrugën, por kalimi i mjeteve është i mundur vetëm me zinxhirë, të cilat janë të domosdoshme në këtë rrugë.
Për ato mjete që e kanë të detyrueshme të lëvizin drejt fshatit Panarit, është bërë apel që shoferët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë udhëzimet për përdorimin e zinxhirëve dhe mjetet përkatëse.