Parlamentaret e 11 Majit do të zhvillohen nën monitorimin e 300 vëzhguesve të OSBE-ODIHR dhe 26 të tjerëve me mision afatgjatë para dhe pas zgjedhjeve. ODIHR publikoi raportin paraprak për zgjedhjet e 11 Majit duke pasqyruar këtë koment për punën e deritanishme të KQZ-s.
“Shumë bashkëbisedues të ODIHR theksuan punën e përgjithshme efikase dhe konsultative të KQZ-së. Në të njëjtën kohë, disa të tjerë shprehën rënie të besimit në lidhje me Komisionerin Shtetëror dhe ngritën shqetësimeve në lidhje me paanshmërinë e komisioneve zgjedhore të nivelit më të ulët”.
Për klimën e zhvillimit të fushatës zgjedhore në këtë raport paraprak thuhet.
“Nuk u ngritën çështje të rëndësishme në lidhje me aftësinë e partive politike dhe kandidatëve për të bërë fushatë lirisht, shumica e bashkëbiseduesve presin raste të përhapura të keq-përdorimit të burimeve administrative nga partia në pushtet, duke përfshirë presionin ndaj punonjësve publikë. Për më tepër, ndikimi i grupeve kriminale në politikë, pretendimet e vazhdueshme për blerje votash, veçanërisht në mesin e komuniteteve të cenueshme shoqërore, dhe i ashtuquajturi votim ‘patronazhi’ mbetet një shqetësim kryesor”. Në raportin paraprak të ODIHR theksohet se rregullat e financimit të fushatës mund të përmirësohen më tej, duke përfshirë futjen e sanksioneve më efektive dhe bindëse dhe rregullimin e fushatës së palëve të treta.