Drejtuesit e Ligës Pro Saudite janë të gatshëm të thyejnë rekordin botëror të transferimeve për të bindur Real Madridin të ndahet me Vinicius Jr.
Pasi dështoi me një ofertë për brazilianin vitin e kaluar, interesi i SPL nuk është zbehur.Eksperti i merkatos Ben Jacobs po raporton:
“Drejtuesit e kampionatit saudit synojnë të nënshkruajnë Vini Jr dhe janë të përgatitur të shpenzojnë një shumë rekord prej 350 milion €.
“Al-Ahli është klubi më i interesuar, por Al-Nassr dhe Al-Hilal gjithashtu kanë shprehur interes. Asgjë e mundur tani, por Vini Jr është një objektiv konkret dhe ambicioz saudit”. Marrëveshja e Vini Jr me Real Madridin zgjat deri në vitin 2027.