Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa mori pjesë në samitin “Abu Dhabi Sustainability Week”.

Kreu i qeverisë shqiptare do të firmosë marrëveshjen trilaterale, së bashkë Emiratet e Bashkuara Arabe, për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë.

Por përpara fillimit të samitit, Rama është takuar me homologen italiane, Giorgia Melonit. Teksa Meloni feston sot 48-vjetorin, Rama e ka surprizuar duke i dhuruar një shall.