I mbetur pa një strehë politike për të garuar në zgjedhjet e 11 majit Lulzim Basha është drejt një marrëveshjeje politike me aleatin e tij të dikurshëm Dashamir Shehi, i distancuar së fundmi nga Sali Berisha.

Aleati tradicional i demokratëve konfirmoi negociatat me ish kryetarin e Partisë Demokratike për të dalë bashkë në zgjedhje e pranverës.

“Po negociojmë me të gjitha grupet brenda Parlamentit dhe pothuaj kemi rene dakord, me Alibeaj , grupin e Bashës dhe të tjerë dhe pothuaj kemi rënë dakord dhe po e mbyllim këtë punë”, tha Dashamir Shehi.

Pakti për koalicionin e ri të djathtë që është në horizont parashikon garim vetëm në listën e hapur.

“Sa i përket listave të hapura kemi rënë dakord, edhe për mundësi teknike si do zbrazet lista e mbyllur”, shtoi Shehi.

Të vegjlit, janë rreshtuar kundër paktit PS-PD të korrikut, pasi sipas tyre marrëveshja e dy partive te mëdha mbyll listat duke ia lënë në dorë ulëset në Parlament sërish kryetarëve dhe jo qytetarëve.