Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për Natasha Ahmetaj zëvendës Guvernatore e Bankës së Shqipërisë foli për anëtarësimin në sistemin europian të pagesave.
Gjatë intervistës, shpjegoi pse është e rëndësishme që të jesh pjesë e SEPA.
“SEPA është një nga sukseset që BSH numëron aktivitetin e vet. Në këtë sukses ka rol të gjithë konteksti ekonomik dhe politik shqiptar. Sepse rregullat nuk lidhen vetëm me kontekstin e bankës qendrore, por janë përtej kësaj. Gjatë procesit të aplikimit duhet të dëshmosh që aspiratat politike të vendit përputhen me vende të BE. Me të gjitha këto kritere merresh në shqyrtim. Aplikimi u konsiderua në përputhje të plotë me të këtij komiteti kërkesash. Bankat e kanë përqafuar këtë ide. Ne e kemi bërë me dije ambicien tonë për të qenë pjesë e SEPA-s. Ne po ushtrojmë presionin pozitive që bankat të ndërgjegjësohen. Interesat e vendit e kërkojnë që bankat të paktën ato më të mëdha të jenë pjesë e SEPA në afatin minimal që procesi lejon dhe brenda muajit prill të kryejnë aplikimin….Pra ky presion pozitiv lidhet me ambicien që anëtarësimi në SEPA të bëhet në kohë”, tha më tej ajo.