E ardhmja duket e paqartë.
Kristjan Asllani mund të fitojë sot trofeun e pestë në karrierë tek Interi, por ndoshta edhe mund të marrë lajme për një divorc të mundshëm.
Mesfushori I kombëtares shqiptare, pavarësisht se është kthyer shtyllë dhe titullar I padiskutueshëm te kuqezinjtë, nuk po arrin ta ndryshojë fatin e tij në skuadrën zikaltër. Ylli 22-vjeçar është si gjithmonë zgjedhje e dytë e trajnerit Simone Inzagi, që pritet edhe sot të luajë me gardën e vjetër në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Milanit.
Sipas mediave italiane, Bolonja është e interesuar për 22-vjeçarin madje që tani në janar. Në stadiumin e Riadit, në orën 20:00 do të luhet derbi I radhës I Madoninës, një përsëritje e finales së Superkupës në 2023 në të njëjtin impiant, që zikaltërit e fituan 3-0.
Duke u kthyer tek Asllani, mesfushori shqiptar ka thuajse të njëjtin nivel aktivizimi këtë sezon, si edhe vjet.
Në total, këtë edicion ka 436 minuta në 13 ndeshje, 33.5 minuta për ndeshje.
Vjet Kristiani pati 996 minuta në total në 31 ndeshje, 32.1 minuta për ndeshje.
Problemi më I madh për 22-vjeçarin këtë sezon është se është preferuar më pak në Serinë A, ndonëse dy herë ka qenë titullar.
Inzagi e ka aktivizuar vetëm 9 herë nga 18 javë kampionat, pra vetëm në gjysmën.
Po ashtu, ka rënie kontributi I tij në Champions, pasi sezonin e kaluar ishte në fushë në të 6 ndeshjet e grupeve, madje dy herë titullar dhe me 202 minuta gjithsej.
Këtë vit, Asllani ka luajtur në vetëm tri nga 6 përballjet, dhe me shumë pak minuta, vetëm 63 minuta në total.