Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku vizitoi në një spital në Athinë Kryepeshkopin Anastas, i cili ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Vizitova në Athinë, Hirësinë e tij, Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Lusim Zotin që gjithçka të shkojë mirë me shëndetin e Hirësisë së tij,” shkroi Balluku në profilin e saj në Facebook.