Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas thotë se unioni mund të lehtësojë sanksionet ndaj Sirisë në varësi të përparimit që bëhet.
“Në Romë mora pjesë në takimin e QUINT për të koordinuar përpjekjet për tranzicionin e Sirisë. Me Gjermaninë, Francën, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ne ritheksuam nevojën për një qeveri gjithëpërfshirëse që mbron të gjitha pakicat. BE-ja mund të lehtësojë gradualisht sanksionet me kusht që të ketë përparim të prekshëm”, shkroi Kallas në një postim në rrjete sociale.
Përfaqësuesit e pesë vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesi i BE-së diskutuan për qeverinë e re të krijuar në Siri.