Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar detaje pas daljes nga ambientet e SPAK lidhur me veprimet që kreu brenda. Berisha tha se OPGJ-së i ishte dhënë nga kreu i SPAK Altin Dumani se i kishte dhënë urdhër OPGJ-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje. Ai shtoi se firmosi dy procesverbale, teksa theksoi se dy kopje mbajtën në SPAK, një pa vërejtje, një me vërejtje.

“Atë me vërejtje se u thashë se unë pa firmosur vërejtjet dhe pa ua pa paraqitur ato qytetarëve dhe medias, nuk mund të dal nga Skapi i partisë. Shikoni çfarë turpi janë, e kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakashësh. Ata që kanë kryer krime, ata kanë gjithmonë frikë. Çfarë po bëni ju? Asgjë nuk po bëni”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Një informacion taze, Altin Lala, i cili është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 milion euro, sepse e ekzoneroi nga akuzat për vrasje, të bëra nga dëshmitari i drejtësisë, i penduar, Luftar Reçi, i kishte dhënë urdhër OPGJ-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje. Dhe atëherë kompromisi u arrit, firmosa dy procesverbale, dy kopje mbajtën ata, një pa vërejtje, një me vërejtje.

Atë me vërejtje se u thashë se unë pa firmosur vërejtjet dhe pa ua pa paraqitur ato qytetarëve dhe medias, nuk mund të dal nga Skapi i partisë. Shikoni çfarë turpi janë, e kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakashësh. Ata që kanë kryer krime, ata kanë gjithmonë frikë. Çfarë po bëni ju? Asgjë nuk po bëni.

Këtu në dalje po ua lexoj pak shënimin, kartolinën e mëngjesit që u dërgova krerëve të organizatës kriminale Skrapi i partisë.
“Organizata kriminale e Skrapit të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë”. Pra, do përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe historisë.