Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vazhdon të bjerë pikiatë kur vjen puna tek pëlqyeshmëria e elektoratit në Shqipëri.
Ky fakt u tregua nga matjet e kryera nga Instituti Republikan, i cili pohon se treguesit për Berishën janë shumë të ulët.
Analisti Roland Lami, i ftuar në “Real Story” u shpreh se Berisha është kthyer në barrë të rëndë për PD, pasi hallin personal e ka kthyer në çështje të partisë dhe kjo e ka çuar në rënie të vazhdueshme partinë.
“Sali Berisha është non grata, është vendimmarrje që nuk zhbëhet. Ndoshta nuk është non grata PD, por është non grata kryetari i saj. Është non sens me perceptimin që ka publiku ndaj besueshmërisë së faktorit ndërkombëtar, në këto dy tregues negativë futesh në garë, dhe gjithë barrën e problemin individual që kë qoftë me SPAK, qoftë me ndërkombëtarët për shkak të non grata-s ia ke vendosur si barrë subjektin politik që drejton. Duhet çliruar partia kur ti kthehesh në barrë.”, tha ai.