sh-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. I ftuar në Report Tv, gazetari Adriatik Doçi komenton edhe protestën e Berishës para SPAK me një grusht militantësh. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Doçi thotë se kjo protestë është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar hallin familjar të Berishës.
Sipas Doçit, është presion që po i bëhet SPAK për shkak të dy dosjeve që ka në dorë për familjen Berisha, 21 janarin dhe Gërdecin.
“Protestë diskredituese për opozitën që reflekton për mua dy gjëra, së pari një hall familjar të Berishës për shkak të dosjeve që ka në SPAK dhe dosjet e tjera që janë nën hetim, por edhe për të justifikuar, për të krijuar një lloj atmosfere negative para zgjedhjeve për të justifikuar atë që do ndodhë më 11 maj. Protestohet për një vendim gjykate e cila ka rikthyer një masë sigurie, detyrim paraqitjeje për Berishën, i cili nuk zbatonte se mendonte se është në kundërshtim me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese i ka dhënë përgjigje dhe i ka thënë nuk është në kundërshtim me kushtetutën. Gjyqtari Pëllumbi që ka dënuar zyrtarë të PS, Tahirin, Felajn dhe është vlerësuar nga kjo opozitë për ato vendime, ka reflektuar thjesht vendimin e Gjykatës Kushtetuese.