Nga Kreshnik Spahiu

Mos bindja civile dhe qeveria teknike “helene”!

Një incident shumë i rëndë ka ndodhur në lamtumirën e fundit që ju tha Kryepeshkopit të Kishës Ordhodokse Anastas Janullatus. Vendet e kryeministrit shqiptar Rama dhe kryeministrit grek Mitsotakis ishin pranë dhe në krah të tyre ishin delegacionet përkatse zyrtare. Papritmas në kishë u shfaq kreu i “revolucionit patriotik” dhe aleati në zgjedhje i Athinës, Sali Berisha. Roja e tij i drejtohet në karrigen krah kryeministrit grek dhe shkoi tek emrat e vendosur nga protokolli i ceremonisë, hoqi emrin e ministrit Dendias dhe vendosi emrin e Sali Berishës, në mënyrë që ai të ishte ulur pranë kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Të gjithë këtë veprim e bëri në sytë e publikut dhe gazetarve. Ndonëse Garda i kërkoi ta kthente emrin në vendin e caktuar nga protokolli, ai refuzoi dhe uli Sali Berishën në krah të aleatit grek Mitsotakis.

Pra “legjenda” që ka 3 vite premton:

– mosbindje civile

– revolucion

– qeveri teknike

U zvarrit për t’u rreshtuar krah Ramës dhe kryeministrit Mitsotakis.

Më pas Berisha tre herë përshëndeti idhullin e tij grek Mitsotakis por gjeti indiferencën dhe injorimin me heshtje. Kryeministri grek i xhindosur që në mënyrë brutale ju zu vendi i kolegut, u mundua ta injorojë në maksimum.

Berisha përpiqej t’i fliste që t’i kujtohej:

– jam unë që kandidova Bejlerin,

– jam unë që kam koalicion me PBDNj,

– jam unë që ju dhashë 6000 milje det,

– jam unë që fus minoritarë deputet liste,

– jam unë që ju dhashë 6 varreza greke,

– jam unë që ndryshoja kombësitë greke

Ishte ai që ka 3 vjet premton qeveri teknike dhe mosbindje civile.

Sot ja arriti të ishte pranë qeverisë helene dhe shqiptare.

Populli thotë që dashuria nuk njeh moshë.

Dashuria të errëson sytë dhe bën njeriun të kalojë në vetëflijim. Sot dashuria i bashkoi të tre.

Ai kishte tre vjet ëndërronte të ishin të tre.

Mosbindja e tij civile vonoi por triumfoi.

Ja vlente mosbindja civile për një foto.

Ishte foto sa 1000 fjalë.