Bill Gates do të nxjerrë shpejt në treg një libër mbi fëmijërinë e tij, por pak nga rrëfimi e ka zbuluar paraprakisht në një intervistë.

Bill Gates, njeriu që bëri revolucion në botën teknologjike dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, tregon se nëse do të ishte fëmijë ne ditët e sotme, do të konsiderohej në autizëm. Kjo për shkak se ka qenë fëmijë shumë introvert. “Kam qenë fëmijë i mbyllur, me vështirësi për t’u socializuar”, tregon ai.

Në librin e tij me kujtime “Source Code: My Beginnings”, një fragment i të cilit është publikuar nga Wall Street Journal, filantropisti miliarder kujtoi fëmijërinë e tij në shtetin Uashington dhe mbështetjen që mori nga prindërit e tij, të cilët “luftuan me djalin e tyre”.

“Nëse do të isha fëmijë sot, ndoshta do të diagnostikohesha brenda spektrit të autizmit. Gjatë fëmijërisë sime, fakti që truri i disa njerëzve përpunon informacionin ndryshe nga të tjerët nuk ishte kuptuar gjerësisht”, shkruan ai.

“Përqendrimi i madh tek matematika dhe shkenca ndoshta ka të bëjë me këtë dhe gjithë ato programime që kam bërë në jetë”, shton më tej. Gjithsesi, rrëfimi i plotë në detaje nga fëmijëria e tij do të jenë në librin e tij “Source Code” që del në shitje në shkurt të këtij viti.