“Politico”raporton së fundmi me një titull sensancional për një plan të Bjellorusisë për të minuara Bashkimin Europian. Plani konsiston në lehtësimin e kalimit të iigrantëve të huaj drejt BE-së bnë mënyrë që të tematizohet një problem serioz duke mos marrë dot zgjidhje.

Në një plan edhe më të largët, kjo politikë synon defaktorizimin e qendrës liberale apo socialdemokrate në Europë për të faktorizuar aktorë të ekstremit, në funksion të humbjes prej BE-së të atributit të të drejtave dhe apelit moral në botë.

Në shkrim citohen zyrtarë bjellorusë, referohen përgjime telefonatash e kështu me radhë, të gjitha në fakt lëndë e parë e një shqetësimi të vazhdueshëm të ngritur nga një vend si Polonia e Donald Tusk. Sipas medias në fjalë, “skema eci lirshëm deri më 2021”, vit pas të cilit nisën raportimet në media.

Çështja në fjalë hap një diskutim shumë të madh nisur nga fakti se për imigrimin BE-ja nuk ishte asnjëherë në gjendje që të ndërtonte një strategji të përshtatshme.
Duke ndjekur vetëm politikën e inercisë, unioni iu ekspozua sa faktorizimit të së djathtave ekstreme, që rritën në mënyrë eksponenciale rrezikun e imigracionit që me raporte të cituara tashmë mbetet i njëjtë që nga viti 2008.

Nga ana tjetër, zgjidhjet ad hoc si ai i Shëngjinit sugjerojnë se BE-ja po kërkon thjesht të heqë qafesh problemin, ndonëse treguesit ekonomikë imponojnë një qasje të kundërt.