Reshjet e dëborës në kryeqytet kanë vënë në gatishmëri mjetet borëpastruese duke marrë të gjitha masat për pastrimin e rrugëve dhe lehtësimin e lëvizjeve të automjeteve. Pavarësisht intensitetit të reshjeve të borës në zonat malore, të gjitha rrugët janë të kalueshme për automjetet. Bashkia e Tiranës ka angazhuar të gjitha mjetet për mbajtjen hapur të rrugëve, ndërkohë që janë marrë masat edhe për strehimin e të gjithë atyre që në këto ditë të ftohta dimri nuk kanë një strehë.
Përveç kësaj, punonjësit janë në terren edhe për të mbajtur në eficencë të plotë sistemin e kullimit të ujërave në qytet edhe gjatë reshjeve intensive.