Operacioni për drogë, armë e kapje të personave në kërkim. Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetra kontrolle. Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.

Renea ka rrethuar banesën të kërkuarit Erjon Llapushi dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij. Burime nga Policia bëjnë me dije se do ketë njoftim për mediat kur të përfundojë operacioni.