Numri një i stolit të Milanit, Conceicao tha në konferencë për shtyp para takimit ndaj Dinamo Zagreb në Champions, se skuadra do kërkojë të mbyllë fazën e ligës me fitore.
“Synojmë të bëjmë një ndeshje pozitive dhe të fitojmë. Suksesi vjen me punë, në duam ta mbyllim këtë fazë më fitore. Përgjegjësia jonë është që të mbrojmë një klub të madh siç është Milani.
Unë nuk bëj llogari për derbin. Mendoj ndeshje pas ndeshje. Duhet të jemi të fokusuar vetëm te ndeshja me Dinamo Zagreb, e cila do të jetë shumë e vështirë. Pas fitimit të Superkupës, objektivi i dytë është të renditemi në tetë të parat në Champions League. Jemi të fokusuar te kjo ndeshje dhe nuk mendojmë për derbin.
Nuk duhet të shikojmë shumë larg. T’i kalojmë shkallët një nga një, ndryshe pengohemi. Ka shumë aspekte në lojë ku skuadra duhet të përmirësohet. Ka raste kur bëjmë mirë, ka raste të tjera që ndodh e kundërta. Trajnerët kërkojnë gjithmonë perfeksionin. Ne punojmë për detajet me ekipin.
Po punojmë që në fund të sezonit të arrijmë objektivat që kemi. Tani duhet të mendojmë vetëm për të fituar ndaj Dinamo Zagreb”, deklaroi Conceicao.