Është mbyllur takimi në Gjermani mes Leipzig dhe Sporting, si dhe sfida tjetër midis Shakhtar Donetsk dhe Brest sa i takon sfidave hapëse të Champions.

Ukrainasit kanë bërë një sfidë spektakolare duke lënë mënjanën magjinë e Brest. Francezët kishin bërë disa çudira në këtë edicion të Champions, por pikërisht aty ku mendohej se do ta kishin më të lehtë gabojnë. Kevin në minutën e 11-të dhe Sudakov, talenti vendas në minutën e 37-të vulosin matematikisht pjesën e parë dhe tërë takimin. Në fund pati hapësira për goli e 3-0 të Zubkov po që u anullua..

Sportingu nga ana tjetër bën mirë ndaj një kundërshatri nga ligë e fortë si Bundesliga. Lisbonasit u mbajtën ndaj golit të “yllit” të gjermanëve, Sesko. I përhershmi Gyokeres tashëm, si në kampionat dhe në Champions nuk harroi të bëjë atë që di më mirë , të shënoi. Goli i suedezit u duk sikur dhuroi një pikë “luanëve” të Portugalisë, po danezi Poulsen bëri që “Demat” të festojnë.