Sa më lart të ngjitesh, aq më I tmerrshëm është rrëzimi. Këtë ndoshta mund ta provojë Mançester Siti, dhe një ekspert I financave në futboll paralajmëron për një goditje të rëndë.

Kieran Megajer ka folur në “Skaj Bet” dhe ka parashikuar se për shkak se kampionët e Anglisë kanë mbi vete 115 akuza në gjyq, ndëshkimi për ta do të jetë I ashpër.
Parashikimi I tij është që ekipit të Pep Guardiolës do t’i zbriten nga 60 deri në 100 pikë.

Kjo do të thotë rënie thuajse e sigurt nga kategoria, madje edhe sikur të hiqen vetëm 60 pikë, e për më tepër Siti nuk po shkëlqen këtë sezon në Premier Ligë.

Megajer kujton se Notingem Forest u dënua me heqje të katër pikëve në renditje, dhe Everton me dy pikë, ndonëse ata akuzoheshin për shumë herë më pak faje sesa Siti.

Klubi që është nën pronësinë e sheikëve nga Lindja e Mesme, besohet se ka shkelur në mënyrë të theksuar dhe të përsëritur rregullat financiare të futbollit, qoftë në pagesën e lojtarëve, në kontratat e sponsorizimeve dhe në raportet financiare që I japë paraqitur Premier Ligës.

Po mbushen gati dy vjet që organizatorët e kampionatit anglez kanë nisur gjyqin ndaj ekipit që mban titullin.