Ditën e djeshme, mediat botërore ‘gëluan’ nga lajmi se virusi Covid-19 doli nga njhë laborator në Vuhan. Kina ‘ zyrtare’ ka reaguar ditën e sotme duke mohuar akuzat e bëra ndaj saj lidhur me pikënisjen e pandemisë e cila mori shumë jetë njerëzish.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Nin tha se kjo hipotezë është jashtëzakonisht e pamundur. Sipas saj, ky dyshim është i faktuar edhe nga ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ka vizituar laboratorin e virologjisë në Wuhan, prej nga janë hedhur dyshime se ka dalë koronavirusi. CIA publikoi të dielën një vlerësim të ri ku shprehte besimin se Covid-19 ka dalë nga laboratorët në Kinë, pa specifikuar nëse dalja ishte aksidentale apo e qëllimshme. Vlerësimi u publikua me urdhër të John Ratcliffe, kreut të ri të CIA-s të emëruar javën e kaluar nga presidenti Donald Trump.
Sakaq, ish-shefi i CIA-s William Burns gjatë administratës Biden ka refuzuar të pranojë këtë hipotezë, duke hedhur aludime se varianti i Covid-19 u përhap tek njerëzit, nga kafshët e egra. Pekini akuzoi Ëashington-in se po e përdor çështjen e gjurmimit të prejardhjes së koronavirusit për përfitime politike.