Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vijon takimet në Londër, ku mori pjesë në eventin e organizuar nga Këshilli i Fuqisë së Butë.
Atje morën pjesë të ftuar nga fusha të ndryshme, ndërsa ishte e pranishme edhe sekretarja e Shtetit për Kulturën, Mediat dhe Sportin, Lisa Nandy dhe sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme, Bashkësinë e Komonuelthit dhe Zhvillimin në Mbretërinë e Bashkuar, David Lammy.
“Londër, në mbrëmjen e bukur organizuar nga Këshilli i Fuqisë së Butë (Soft Power Council UK), me koordinator mikun e mirë të Shqipërisë, ish-ambasadorin Alastair King-Smith, me të ftuar të veçantë e të shquar të fushave të ndryshme, diplomatë, gazetarë, artistë, sportistë, dhe liderë të industrisë kreative, si dhe me prezencën e
Sekretares së Shtetit për Kulturën, Mediat dhe Sportin, Lisa Nandy, dhe Sekretarit të Shtetit për Punët e Jashtme, Bashkësinë e Komonuelthit dhe Zhvillimin në Mbretërinë e Bashkuar, David Lammy, ku dëgjova ne kënaqësi fjalët më të mira për një Shqipëri tërheqëse dhe me potencial të jashtëzakonshëm turistik, kreativ e zhvillimor”, ka shkruar Spiropali.