Donald Trump do të përdorë Biblën e Abraham Lincoln kur të betohet si president, ka njoftuar ekipi i tij i inaugurimit.
Lincoln përdori Biblën gjatë inaugurimit të tij në 1861.
Trump do të përdorë gjithashtu një Bibël personale kur të bëjë betimin. Të dyja Biblat u përdorën nga ai gjatë inaugurimit edhe në 2017. Ndërsa, ish-presidenti Barack Obama përdori Biblën e Linkolnit gjatë dy ceremonive të tij të inaugurimit.