Donald Trump vulosi zyrtarisht rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa është koha që Joe Biden dhe administrata e tij të bëjnë një bilanc. Në fjalimin e tij të lamtumirës në fund të mandatit të tij të vetëm, presidenti, i cili në vitin 2021 premtoi se do të “rikthente shpirtin e vendit”, pranoi se premtimi i tij mbeti i paplotësuar.

“Amerika sot, – tha ai, – jeton në një gjendje lufte të vazhdueshme, një distancë të shkurtër midis rrezikut dhe mundësisë”. Natyrisht, në katër vitet e tij si president, demokrati veteran mund të thotë se mundi Trumpin, iu kundërvu Rusisë, miratoi ligje, emëroi gjyqtarë dhe me të drejtë mund të pretendojë se i ka lënë vendit një ekonomi të fortë.

Është gjithashtu e vërtetë, megjithatë, se ai nuk u tregua i ndjeshëm kur pjesa më e madhe e shoqërisë vuajti inflacionin. Për më tepër, në kundërshtim me atë që kishte premtuar në fushatën elektorale 2020, pra që të vepronte si ‘urë’ mes dy brezave politikë, në kohën e duhur nuk e kuptoi ose, më keq, nuk donte të hiqej mënjanë. E bëri këtë vetëm pasi u mund nga Trump në debat, duke u shtuar kostot demokratëve në fushatë.
Sot bilanci është ky: vetëm një e katërta e amerikanëve besojnë se Joe Biden ishte një president i mirë ose i madh.

Po ekonomia?

Në politikën e brendshme, ndoshta asnjë president nuk ka avancuar një axhendë më ambicioze legjislative sesa Joe Biden: të luftojë ndryshimet klimatike, të reduktojë dhe rregullojë koston e drogës, të anulojë ose reduktojë borxhin e studentëve dhe të vendosë rregulla më të rrepta për blerjet e armëve.

Në infrastrukturë, Biden ka shtyrë përpara një program të madh prej 1.2 trilion dollarësh për të rindërtuar rrugët, urat, aeroportet, rrjetet e ujit dhe brezin e gjerë, të cilin ai arriti ta kalojë me mbështetjen e republikanëve.

Dhe përsëri, emri i tij do të mbetet i lidhur me Aktin e Reduktimit të Inflacionit, investimi më i madh në teknologjinë e gjelbër në historinë e SHBA-së.

Një politikë e jashtme dritëhije?

Sigurisht, Biden mund të mburret me disa suksese në politikën e jashtme. Nën udhëheqjen e tij, Shtetet e Bashkuara kanë forcuar partneritetet dhe aleancat e tyre në mbarë botën, mbi të gjitha me NATO-n. Administrata e tij ka menaxhuar marrëdhëniet me Kinën me përgjegjësi, duke e rikthyer konkurrencën në një kornizë sistematike dhe të parashikueshme. Armiqtë, si Rusia ashtu edhe në Irani, janë më të dobët se katër vjet më parë.

Por ka pasur edhe dështime, si tërheqja katastrofike nga Afganistani – edhe pse u vendos në muajt e fundit të administratës Trump – dhe një valë masive emigrantësh në kufi në vitin 2023. Si të gjithë paraardhësit e tij të fundit, Biden ka dështuar për të zgjidhur krizën e migracionit në kufirin meksikan. Por kritikat më të mëdha janë për Biden janë për situatën në Lindjen e Mesme.

I mbushur me rrënoja dhe duke vuajtur numrin më të madh të vdekjeve civile nga çdo konflikt në dekada, Rripi i Gazës është rrafshuar totalisht. Biden pretendon veproi në mbështetje të Shtetit të Izraelit, por në sytë e një pjese të madhe të botës ai ai u shfaq si një president që nuk u imponua dot dhe shkeli disa parime që vetë kishte premtuar se do t’i mbronte.