Tirana do të presë nesër Egnatian në orën 16:30 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të. Në prag të kësaj sfide ka folur ndihmësi i trajnerit, Klodian Dervishi.

“Sa i përket situatës, dihet që jemi në situatë kritike. Kemi punuar gjatë stërvitjes nga ana psikologjike, po punojmë mirë, por fatin nuk e kemi pasur në favor. Përveç Haxhiut, që është mungesë, pjesa tjetër është gati. Skuadra është e ngarkuar psikologjikisht, po ti vesh re si me Dinamon, Laçin, Vllazninë apo Bylisin, nuk është se kundërshtari na ka vendosur në presion, por prej gabimeve tona kemi humbur.

Këto ditë jemi fokusuar që të jenë më të qetë, Egnatia ka 3-4 vjet që është mirë, e vlerësojmë kundërshtarin. Statistikat janë edhe pjesë e fatit, të jetë në favorin tonë. Kemi hyrë në merkato, jemi të kënaqur me prurjet, mbetet për tu diskutuar nëse do të hyjmë në merkato për mungesën e Haxhiut”, deklaroi ai.